Fjalë Kyçe

​Punëtorët teknikë kërkojnë rritje të pagës deri në 30%

​Punëtorët teknikë kërkojnë rritje të pagës deri në 30%

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka vizituar punëtorët teknikë që janë duke protestuar për ngritjen e pagave të tyre deri në 30 për qind.

Azemi ka thënë se qëllimi i kësaj proteste ka të bëjë me kërkesën për punëtorët teknikë, për ngritje të pagave nga 170 euro, në 250 euro, pasi që kjo pagë nuk i mbulon as nevojat elementare.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për punëtorët që punojnë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, Ministrinë e Brendshme dhe Administratës Publike, Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Pushtetit Lokal.

“Qëllimi i kësaj protestës së sotit ku bëjnë pjesë të gjithë punëtorët që mirëmbajnë 5 ministri, nëse e marrim prezencën e punëtorëve, janë të gjithë punëtorët që kryejnë punë teknike në këto 5 ministri. Tani vetëm kemi filluar të bëjmë kërkese për rritjen e pagave të këtyre punëtorëve pasi që paga e këtyre punëtorëve është 170 euro, e kur dihet që shumë punëtorë vijnë edhe nga komunat e tyre, e merreni me mend çka mund të përfitojmë ne nëse paguajmë transport të autobusit, dhe përfundimisht në fund të muajit në familjen tonë nuk mund t’u ofrojmë as një cent”, ka thënë Azemi.

Azemi ka thënë se kjo kërkesë nuk është luks për këta punëtorë, por që ta kenë një jetë sociale në nivel me të mirë.

Ai gjithashtu ka thënë se bëhet fjalë për 12 punëtorë, dhe kompania kur nënshkruhet kontrata, për qëllime të caktuara mund ta ndryshojë çmimin deri në 30 për qind.

“Kemi filluar në mënyrë zyrtare, ligjore, kemi bërë kërkese tek 5 ministrat që pagat e këtyre punëtorëve duhet të rriten patjetër sepse nuk kërkojmë luks, por po kërkojmë që jeta jonë sociale të jetë në nivel paksa me të mirë. Ne e dimë që në kontratën të cilën e nënshkruan operatori me kontraktuesin, gjithherë në kontratë shkruhet për qëllime të caktuara dhe të arsyeshme mund të ndryshojë çmimi i kontratës deri në 30 për qind, andaj i kemi këtu gjithsej 12 punëtorë”, thotë Azemi.

Azemi ka thënë se kompania për të cilën bëhet fjalë ka bërë presion që punëtorët mos ta mbajnë këtë protestë, megjithatë, shkaku i sjelljeve të tyre të mira ndaj punëtorëve, nuk do të nisin procedura për të.

Ai thotë se nëse deri në muajin dhjetor nuk bëhet paga 250 euro, atëherë që nga janari të gjithë këta punëtor do të sistemohen tek kompani që paguajnë paga me të mira.

“Në muajin dhjetor nëse pagat nuk janë minimumi 250 euro, atëherë në muajin janar, me 5 janar gjithë këta punëtorë që janë këtu ne do t’i sistemojmë tek kompanitë tjera, sepse ne tash veç kemi hap një portal ku pronarët e kompanive që paguajnë më shumë se sa këtë pagë që e kemi, jo vetëm te këta, por të gjithë do t’i qojmë tek kompania tjetër”, ka thënë Azemi.

Azemi ka thënë se punëtorët janë skllevër të atyre njerëzve që qëndrojnë lartë, edhe në kohët me të vështira nuk është vepruar siç po veprohet sot me punëtorët.