Fjalë Kyçe

​Selmanaj thotë se policia iu nënshtrua AKI-së në rastin e gylenistëve

​Selmanaj thotë se policia iu nënshtrua AKI-së në rastin e gylenistëve

Anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018, ka thënë, pas publikimit të një raporti për këtë rast, se Policia e Kosovës ka lejuar që Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ta kontrollonte rastin e të ashtuquajturave gylenistë.

Ky rast, sipas Selmanajt, është zhvilluar në kundërshtim me ligjet në fuqi në vend.
“AKI e ka marrë nën kontroll operacionin. Policia ka pranuar t’i nënshtrohet AKI’së”, është shprehur ai në T7.

“Kjo është e kundërligjshme”, ka vlerësuar Selmanaj. “AKI’ja s’ka mandat policor”, ka theksuar ai.
Selmanaj ka theksuar se në rrethana normale, të dyshuarit është dashur të dërgoheshin në mbajtje nga Policia, dhe jo në aeroport për dëbim drejt Turqisë.