Disa persona të panjohur kanë hedhur mjete shpërthyese, të cilat dyshohet se janë dy granata dore në oborrin e shtëpisë së një personi në Gjilan, me ç’rast i është dëmtuar vetura dhe fasada e shtëpisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.