Nga mbrëmja e shkuar po vazhdojnë zjarret në fshatin Stankaj të Rugovës.
Sipas ekipeve të ‘RADIO 1’, nga vendi i ngjarjes, zjarret janë hapur në një masiv në mes të Stankajve dhe Bogës.
Brigada e Zjarrëfikësve ka intervenuar me shumë vështirësi deri rreth orës 01:00 pas mesnate por siç duket me pak sukses në shuarjen e zjarreve.
Tymi, në shikim optik ka mbuluar edhe Grykën e Rugovës, ndërsa që nga mëngjesi aroma e tij ndjehet edhe në Pejë.
Brigada e Zjarrëfikësve po bëhet gati të niset tani me kapacitete të shtuara në përpjekje për të shuar zjarret.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit.