Sot rreth orës 12:30, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një fëmijë i gjinisë femërore ka humbur jetën.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Golf dhe dy këmbësore, njofton Policia e Kosovës.
“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja A. Rr femër (fëmijë) shtetase e Republikës së Kosovës, e cila nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Ngasësi i automjetit Golf, P. A, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që personi tjetër i lënduar (femër), është dërguar për tretman mjekësor.