Fjalë Kyçe

​Vjedhja në Thesar, Murati: Janë ngrirë 1 milion euro, dyshohet për financim të terrorizmit

​Vjedhja në Thesar, Murati: Janë ngrirë 1 milion euro, dyshohet për financim të terrorizmit

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë ngrirë rreth 1 milionë euro që dyshohet që janë para jo të ligjshme për financimin e terrorizmit.

Ai në një konferencë për media tha se kjo është bërë në kuadër të fushatës për eliminimin e mashtrimeve dhe vendosjen e rendit dhe rregullit.

Ministri Murati sqaroi edhe pozicionin lidhur me vjedhjen e 2.1 milionë euro nga Thesari i shtetit vitin e kaluar.

“Në kapacitetin e kryesuesit të Bordit të Njësisë së Inteligjencës Financiare ju njoftoj se janë ngrirë një shumë prej rreth 1 milion euro, para të cilat dyshohet se kanë të bëjnë me shpëlarje të parave dhe financim të terrorizmit.Kemi kontaktuar me prokurorinë. Shumë shpejt do të fillojë kthimi i një pjese të mjeteve”, tha ai.