Fjalë Kyçe

​Zemaj: Kurtit i ka humbur rruga në oborr, gjen zgjidhjen me bojlerë dhe shtrenjton rrymën

​Zemaj: Kurtit i ka humbur rruga në oborr, gjen zgjidhjen me bojlerë dhe shtrenjton rrymën

Në debatin për shtrenjtimin e energjisë elektrike, deputeti nga LDK-ja, Armend Zemaj para deputetëve ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti rregullimin e bojlerëve dhe filtrave për kthimin e bllokut B2 në operim.

Megjithatë, sipas deputetit Zemaj prapë mbeten opsionet e reduktimeve dhe shtrenjtimin e rrymës.

Zemaj tha se kryeministrit Kurti dhe vartësve të tij iu ka humbur rruga në oborr, të cilët sipas tij nuk po dinë çka t’iu thonë qytetarëve për shtrenjtimin e rrymës.

“Nuk e di a ka ndonjë mekanizëm policia që të ndihmon kryeministrin për ta gjetur rrugën e duhur për të zgjidhur krizën energjetike, apo edhe ty edhe kolegëve iu ka humbur rruga në oborr e s’po dini as çka të na thoni as neve e as qytetarëve… Ju prapë po vazhdoni kryeministër, edhe në konferencat juaja të vazhdueshme që të na tregoni se si shpenzohet energjia në orën 05:00 të mëngjesit, dhe si ai tregimi me gjermanin, amerikanin, dhe shqiptarin. Epo ashtu se si e gjen zgjidhjen shqiptari në fund duke e rregullua bojlerin e filtrin, dhe duke ndezur turbinën, por në fund të fundit përgjigja për qytetarët është: A po doni reduktime, apo shtrenjtim?, tha ai.

Gjatë këtij debati që u zhvillua sot për tarifat energjetike, ka pasur kritika dhe akuza nga opozita ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti./kp