Fjalë Kyçe

1 muaj paraburgim për pjesëtarin e FSK-së që dyshohet se keqpërdori të miturën

1 muaj paraburgim për pjesëtarin e FSK-së që dyshohet se keqpërdori të miturën

Gjykata i cakton masën prej 30 ditë paraburgim pjesëtarit serb të FSK-së, i dyshuar për keqpërdorim të të miturës.

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit M. S, pjesëtar i FSK-së, që dyshohet se abuzi seksualisht me një vajzë nën moshën 16 vjeçare.

Gjykata njofton se i pandehuri dyshohet se me datë 7 shkurt 2019, në fshatin Mogillë Komuna e Vitisë, ka keqpërdorur seksualisht të miturën nën moshën 16 vjeçare N. K, përcjell lajmi.net.

“Me këto veprime i pandehuri M. S., ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjeçare, nga neni 235 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 lidhur me nenin 232 paragrafi 3 nënparagrafi 3.7 të Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

Siç thuhet në njoftim, gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që për këtë vepër parashihet një dënim mjaft, si dhe natyrën dhe ndjeshmërinë e kësaj vepre, gjithashtu edhe ndikimin tek e dëmtuara, gjë që do të pamundësonte rrjedhën normale të procedurës penale.

“Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftim.