Fjalë Kyçe

Një muaj paraburgim për Safedin Osmanin, i cili dyshohet për vrasjen e 11 vjeçarit

Një muaj paraburgim për Safedin Osmanin, i cili dyshohet për vrasjen e 11 vjeçarit

Gjykata Themelore e Prishtinës ia caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh 20-vjeçarit Sefedin Osmani, i cili dyshohet se e ka dhunuar dhe keqtrajtuar deri në vdekje 11 vjeçarin K.Veseli nga Fushë Kosova.

“Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit nga neni 187 par.1 nën par.1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së, për faktin se nëse i pandehuri do të gjendej në liri i njëjti mund të ik, të fshihet me qëllim të shmangies nga procedura penale, mund të asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprës penale, mund të ndikojë në dëshmitarë dhe ekziston rreziku i përsëritjes së veprës së njejtë apo të ngjashme penale”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

11-vjeçari K.Veseli u gjet i vdekur të enjten e kaluar me shenja dhune në trup. Organet përkatëse kanë kontratuar dhunën e ushtruar mbi fëmijën.

I dyshuari për këtë vrasje, Sefedin Osmani u arrestua dje nga Policia e Kosovës.