Fjalë Kyçe

10 gjërat që duhet t’i dini për transferimin e ri të Barcelonës Frenkie De Jong

10 gjërat që duhet t’i dini për transferimin e ri të Barcelonës Frenkie De Jong

Frenkie De Jong është transferimi më i ri i Barcelonës në këtë afat kalimtar të janarit.

Frenkie de Jong u transferua te Barcelona nga Ajaxi, gjersa do të qëndrojë te kjo e fundit deri në fund të sezonit si huazim.

Mesfushori do t’i bashkohet skuadrës katalonase më 1 qershor të këtij viti, ndërsa më poshtë mund t’i mësoni 10 gjëra për të:

1.Frenkie de Jong u lind më 12 maj 1997, dy ditë përpara se Sir Bobby Robson të udhëheq Barcelonën në triumfin e Kupës së Evropës për herë të katërt. Rastësisht, finalja u luajt në Roterdam të Holandës.

2.Vendlindja e tij është në Arkel në jug të Holandës, ku ka një popullsi prej vetëm 4,000 banorësh.

3.Çuditërisht, ishte pikërisht 30 vjet më parë se Barça të nënshkruaj me një tjetër lojtar holandez, i cili bëri histori në klub. Ronald Koeman nënshkroi me katalonasit më 22 janar 1989.

4.Koeman, golashënuesi i famshëm në Wembley në vitin 1992, është aktualisht menaxher i skuadrës kombëtare të De Jong, transmeton lajmi.net.

5.De Jong është mbiemri më i zakonshëm në Holandë. Kuptimi ‘i ri’, në 2007 kishte 90,000 njerëz të atij mbiemri.

6.Frenkie de Jong bëhet lojtari i njëzetë nga Holanda për të përfaqësuar Barcelonën.

7.Një numër futbollistësh kanë të njëjtin mbiemër si Frenkie, duke përfshirë Luuk de Jong (PSV), Nigel de Jong (Al-Ahli) dhe Siem de Jong (Sydney FC).

8.Ai bëri debutimin e tij të Ajax kundër klubit ku ai filloi karrierën, Willem II. Kjo ishte në 2019, kur ai ishte 19 vjeç.

9.Në Ajax, numri i fanellës së tij ishte 21.

10.Ai përshkruan pasionet e tij më të mëdha jashtë futbollit si udhëtimet, duke dëgjuar muzikë dhe duke luajtur video-lojëra.