Fjalë Kyçe

10 të infektuar me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

10 të infektuar me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 10 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, nga 2.277 testime të kryera. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 134 qytetarë, duke çuar numrin e të shëruarve në 104.188.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 107.507 të infektuar, 2.245 të vdekur dhe 627.803. Aktualisht janë 1.074 raste aktive.