Dashuria e tyre ka kaluar shumë sfida.
Miley Curys dhe Liam Hemsworth tashmë janë të martuar.
Në një ceremoni shumë private, vetëm me të afërmit dhe miqtë më të ngushtë, çifti kanë arritur që të lidhin kurorë pas gati dhjetë vjetësh lidhje e fejesë, përcjell Gazeta Express.
https://www.instagram.com/p/Br3VI2CBJkJ/?utm_source=ig_embed
Ata kanë një histori dashurie që i ka kaluar shumë sfida. Lidhje e fejesë në moshë të re, ndarje dhe skandale më pas për t’u ribashkuar e për të vazhduar fejesën, Miley dhe Liam janë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes, sidomos për martesën e tyre që është pritur tashmë një kohë të gjatë.
E përmes disa fotografive të ëmbla që Miley ka shpërndarë, ajo ka kofirmuar martesën me fjalët: “10 vjet më vonë…”.
https://www.instagram.com/p/Br3Ul76hG3s/?utm_source=ig_embed
Fansat kanë uruar çiftin gjithandej nëpër rrjete sociale, pasi është ndër çiftet më të preferuara të viteve të fundit.
https://www.facebook.com/MileyCyrus/posts/10157025624332147