Fjalë Kyçe

101-vjeçarja që i kishte shpëtuar kancerit shërohet nga koronavirusi

101-vjeçarja që i kishte shpëtuar kancerit shërohet nga koronavirusi

Një grua nga Nju Jorku që i mbijetoi pandemisë së gripit spanjoll dhe mundi kancerin, ka triumfuar në luftën kundër COVID-19 në moshën 101 vjeçe.

Angelina Friedman mposhti koronavirusin pas më shumë se 100 vitesh jetesë. Nëna e saj, bën të ditur Daily Mail, vdiq duke e lindur atë në bordin e një anije pasagjerësh duke sjellë emigrantë nga Italia në Nju Jork, gjatë valës së dytë të gripit spanjoll në 1918, transmeton lajmi.net.

Familja e saj është duke e cilësuar atë si një ‘mbinjerëzore’ për përvojat e saj të jashtëzakonshme në të cilën ajo kapërceu; gripi spanjoll, abortet, kanceri, sepsa dhe tani përjetimi i pandemisë së dytë, COVID-19.

Në moshën 101 vjeç, ajo jeton me burrin e saj dhe ka 10 vëllezër e motra.