E mbijetuara. Kështu e quan veten 108 vjeçarja nga New Jersey i SHBA-së, Sylvia Goldsholl.
Ajo ka përjetuar pandeminë e vitit 1918 dhe tash edhe atë të koronavirusi.
Golsholl, e cila jeton në një shtëpi pleqsh është shëruar plotësisht nga Covid-19, pasi me të ishte diagnostifikuar një muaj më parë.
Këtë e ka konfirmuar në një konferencë për media Guvernatori nga New Jersery, Phil Murphy, raporton CNN.
Ajo mund të jetë personi më i moshuar në SHBA që është shëruar nga virusi.
“Një jetë e jashtëzakonshme, shpirt i jashtëzakonshëm dhe një shfaqje e jashtëzakonshme e forcës”, ka shkruar në një tëeet Murphy duke kremtuar për Goldsholl.
Golsholl ka qenë shtatë vjeçare kur botën e kishte goditur virusi i 1918-ës i cili mori mbi 50 milionë jetë në tërë globin.
“Kam mbijetuar nga gjithçka sepse isha e vendosur që të mbijetoja”, ka thënë vet ajo.