Fjalë Kyçe

11 gola për fitoren e 11 me radhë

11 gola për fitoren e 11 me radhë

FC Prishtina 01 ka vazhduar me fitore, kësaj radhe duke fituar 11:1 ndaj Kastriotit në Obiliq, shkruan Gazeta Alo.

Djelmoshat luajtën një lojë të bukur ku krijuan shumë raste.

Më i dalluari ishte Oso Gjinovci që shënoi tri herë.

Tetë lojtarë të tjerë shënuan nga një gol, duke treguar formën e mirë që po kalon e gjithë skuadra.

Kjo ishte fitorja e 11 në po aq ndeshje dhe me 33 pikë udhëheqin bindshëm në Ligën e Parë.

Pas kësaj fitoreje FC Prishtina 01 edhe më afër Superligës. /Gazeta Alo

Ralizatorët.

Oso gjinovci 3 gola
Haris Zeneli 1
Korab Muharremi 1
Getart Hyseni 1
Bardh Kelmendi 1
Besnik Selmani 1
Agon Ramadani 1
Endrit Hajdini 1
Ari Kaqanolli 1