Fjalë Kyçe

11 të arrestuar për kontrabandë në Mitrovicë e Shtërpcë

11 të arrestuar për kontrabandë në Mitrovicë e Shtërpcë

11 persona u arrestuan sot në një aksion kundër kontrabandës që është organizuar nga policia në regjionin e Ferizajt dhe Mitrovicës se Veriut. Klan Kosova merr vesh se tetë nga të arrestuarit janë shqiptarë, e të tjerët serbë.

“Sot me datën 08.04.2022, është realizuar plani operative, në kuadër të të cilit Departamenti i Policisë Kufitare dhe Doganën e Kosovës, ka kryer kontroll në katër lokacione (tre në komunën e Shtërpcës dhe një në komunën Mitrovicë Veri) dhe ka ndaluar, kontrolluar katër automjete me të cilat dyshohej se bëhej transport, gjegjësisht tregti e ndaluar dhe kontrabandë” thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, thuhet se në këto lokacione është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e mallërave komerciale pa dokumentacion përkatës edhe janë sekuestruar tri automjete,