Fjalë Kyçe

11 tërmete nga mëngjesi deri në mbrëmje në Shqipëri, lëkundjet u ndjenë edhe në Kosovë

11 tërmete nga mëngjesi deri në mbrëmje në Shqipëri, lëkundjet u ndjenë edhe në Kosovë

Gjithësej 11 tërmete goditën sot zonën afër bregdetit të Shqipërisë.
Lëkundjet që u ndjenë edhe në Kosovë, shkaktuan dëme të mëdha materiale në Tiranë e Durrës.

Po ashtu, si pasojë mbetën të lënduar mbi 70 persona, në mesin e tyre edhe një fëmijë 9-vjeçar.

Kulmi i dridhjes, ishte tërmeti i pasdites rreth orës 16:00, ku shkalla e fuqisë arriti deri në 5.8 Rihter.

Në total, numri i tërmeteve që goditën zonën e Adriatikut arrin deri në 11.

Ndërkohë, është paralajmëruar mbledhje e Qeverisë shqiptare pas situatës së krijuar në vend me tërmetet.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka anuluar vizitën e tij në SHBA.

Nga ana tjetër, liderët institucionalë në Kosovë, kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’i dalë në ndihmë shtetit shqiptar në këto moment të veshtira.