Fjalë Kyçe

11-vjetori i zymtë

11-vjetori i zymtë

Kosova feston 11-vjetorin e Pavarësisë në kulmin e përplasjes me superfuqinë dhe mbështetësin kryesor që i priu krijimit të shtetit. Refuzimi i kryeministrit Haradinaj që ta pezullojë taksën ndaj importeve serbe, bëri që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të aplikojnë sanksione kundër Kosovës.

11 vjet pas, një institucion kushtetues, siç është presidenti i vendit, ka vënë në diskutim edhe kufijtë e Kosovës, në kuadër të negociatave finale me Serbinë, shkruan sot “Koha Ditore”. Shteti “sui generis” që doli si kompromis i Pakos së Ahtisarit vazhdon të mbetet i tillë edhe për nga funksionaliteti.

Kosova është kampion në Evropë sa i përket shkallës së papunësisë, varfërisë, korrupsionit e krimit të organizuar. Në fillim të këtij viti Kosova u ballafaqua edhe me grevën më të madhe që nga paslufta në sektorin publik.

11 vjet pas, vendi mbetet pa liberalizim vizash.

Pavarësia nën sanksione

Përpjekja e udhëheqësve shtetërorë për t’i relativizuar deklaratat e diplomatëve amerikanë rreth taksës ndaj mallrave serbe morën goditje të ashpër nga Washingtoni.

Nga lutjet e përsëritura, Shtetet e Bashkuara i njoftuan autoritetet me pasojat. Fillimisht u anulua vizita e komandantit të Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneralmajorit Timothy Orr