Fjalë Kyçe

12 gola për fitoren e 12-të

12 gola për fitoren e 12-të

12 gola për fitoren e 12-të me radhë për skuadren e Futsallit, Fc Prishtina 01, shkruan Gazeta Alo.

FC Prishtina 01 ka vazhduar me hapa të sigurt drejt ngjitjes në Superligë, duk arritur fitore ndaj Varoshit në Ferizaj.

Ndeshja u mbyll me rezultat 12:2.

Të gjithë lojtarët patë minuta në këtë përballje dhe këtë e tregon edhe tabela e realizatorëve, pasi kemi tetë të tillë.

Më i dalluari ishte Dardan Berisha me tre gola, pas tij me nga dy Durim Qorri dhe Ari Kaqanolli.

Nga një herë shënuan Oso Gjinovci, Getart Hyseni, Bardh Kelmendi, Shefki Kameri dhe Korab Muharremi.

Kjo ishte fitorja e 12 e skuadrës që me 36 pikë sundon në Ligën e Parë. Drejt Superigës!

FC Varoshi – FC Prishtina 01
Dardan Berisha ⚽️⚽️⚽️
Ari Kaqanolli ⚽️⚽️
Durim Qorri ⚽️⚽️
Oso Gjinovci ⚽️
Getart Hyseni ⚽️
Bardh Kelmendi ⚽️
Korab Muharremi ⚽️
Shefki Kameri ⚽️