Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Kukës.
Një djalë i mitur vetëm 12 vjeç ka qenë duke u larë në pishinë dhe ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Kukës
Informacion paraprak.
Sot, fëmija i mitur A.L., rreth 12 vjeç, banues në Kukës, duke u larë në pishinë në fshatin Kodër Lumë, ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tch