Përfaqësues të Ambasadës Amerikane të pranishëm në seancën e thirrur nga PDK-ja, VV mungon
Përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë kanë qenë të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur sërish pas kërkesës së radhës për vazhdimin e seancës konstituive.
Kësaj radhe zhvillimet në sallën e Kuvendit janë përcjellë edhe nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane.
Ndërkohë, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë paraqitur në sallë, transmeton Klankosova.tv