Fjalë Kyçe

13 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

13 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Asnjë person nuk ka humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë si pasojë e infektimit me koronaviurs.

Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë nga 2.283 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Tutje, MSH-ja njofton se janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.205.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:
24 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Nga 2.283 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
ℹ Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.205.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 456.