Fjalë Kyçe

13 vjeçarja rrëfen tmerrin gjatë ngacmimit seksual: Më ka shtri në krevat, kam bërtit

13 vjeçarja rrëfen tmerrin gjatë ngacmimit seksual: Më ka shtri në krevat, kam bërtit

“Unë e kom shty ata, më ka shtri në krevat, kam bërtit dhe kam qa”, kjo është vetëm një pjesë e rrëfimit të një vajze 13-vjeçare.

Gjatë viteve të fundit në Kosovë janë arrestuar dhjetëra persona të dyshuar për pedofili.

Mirëpo, për ta nuk ka ndonjë bazë të të dhënave si mekanizëm mbrojtës për fëmijët, siç e kanë shumë vende perëndimore.

Në shtetet perëndimore kanë krijuar regjistra ku shihen kryerësit e këtyre veprave, nga të cilët qytetarët mund të kenë kujdes. Ndërsa në Kosovë ende nuk ka diçka të tillë.

Ekspertët krijimin e këtyre dosjeve po e shohin si të domosdoshme.
Madje për këtë gjë, edhe sociologët kërkojnë të punohet më shumë të krijohet më shumë lidhje mes shoqërisë.

“Prej zorit nuk po vdiste njeriu”, tha njëri i rritur nga të sprovuarit.