Fjalë Kyçe

14 raste të vdekjeve për 24 orë, IKSHP’ja del me një apel për qytetarët

14 raste të vdekjeve për 24 orë, IKSHP’ja del me një apel për qytetarët

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka dal me një apel për qytetarët pas regjistrimit të 14 rasteve të vdekjeve nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, IKSHP’ja iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, derisa ka bërë thirrje për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga COVID-19.

“Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike. Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tone”, thuhet në komunikatë.