Fjalë Kyçe

14 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

14 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 7.245 testime dhe janë regjistruar 999 raste të reja.

Prej rasteve të reja 325 janë në Shkup, Tetovë 184, Gostivar 132, Kumanovë 79, Kërçovë 50, Strumicë 42, Strugë 33, Ohër 20, Manastir, Koçani dhe Berovë 15, Prilep 15, Kavadr dhe Resnjë 10, Shtip dhe Radovish 8, Veles 7, Dellçevë dhe Vallandovë 6, Kratovë dhe Makedonski Brod 5, Dibër 4, Kriva Pallankë dhe Demir Hisar 2 si dhe Gjevgjeli dhe Sveti Nikole 1.

Po ashtu janë shëruar 184 pacientë dhe 14 të tjerë kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur 5 janë nga Shkupi dhe Tetova, dy nga Gostivari dhe nga një në Kërçovë dhe Kumanovë.

Deri tani numri i të infektuarve nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është 163.452, ku 151.144 prej tyre janë shëruar dhe 5.574 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 6.734.