Fjalë Kyçe

15-vjeçari i mbytur nga rryma ishte futbollist

15-vjeçari i mbytur nga rryma ishte futbollist

Gjatë ditës së djeshme ka humbur jetën një 15-vjeçar në fshatin Pidiç të Gjilanit.

Si pasojë e kontaktit me rrymë, 15-vjeçari Islam Dalipi nga fshati Pidiç i Gjilanit gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë teksa ishte duke e pastruar pishinën e një restauranti.

15-vjeçari ishte futbollist i klubit “Karadaku”, shkruan lajmi.net.

Kjo është bërë e ditur nga vet klubi, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes Dalipi.

Njoftimi i plotë i klubit “Karadaku” pa ndërhyrje:

Te Allahut jem tek ai do të kthehemi,

Sot ka ndërruar jet Islam Dalipi djali i Demush Dalipit lojtarit ton

Gjith shoqërija nga Kf Karadaku i shprehum ngushëllime familjes Dalipi dhe Demushit…

Allahu ua shtoft sabrin e durimin…

NGUSHËLLIME…