Fjalë Kyçe

16 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë sot

16 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë sot

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se 16 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë sot në Kosovë.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se vaksinimi nuk është vetëm masë mbrojtëse nga virusi, por edhe masë kundër mbylljes.

“Mbi 16,000 doza të administruara të vaksinës kundër COVID-19 sot në Kosovë. Vaksinimi i shpejtë i popullatës nuk ka alternativë, aq më tepër që varianti Delta (SARS-COV 2) po përhapet shpejt tek të gjitha grupet dhe në veçanti te grupmoshat e reja”.

“Vaksinimi nuk është vetëm masë mbrojtëse nga virusi, por edhe masë kundër mbylljes! Komplimente për ekipin menaxhues dhe ekipet e vaksinimit në të gjitha komunat e Kosovës!”, ka shkruar Hoti.