Asnjë person nuk ka humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë si pasojë e infektimit me koronaviurs.
Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë nga 2.280 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Tutje, MSH-ja njofton se janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.184.
Më gjeni njoftimin e plotë:
23 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.348 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.532.585 doza të vaksinës.

Deri më sot 697.728 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.280 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.184.

Në total numri i rasteve aktive është 464.