Fjalë Kyçe

16 vjeçarit i shpërthen granata në dorë

16 vjeçarit i shpërthen granata në dorë

Një 16 vjeçar teksa po luante pranë ish-repartit unshtarak në Leshnicë të Pogradecit i ka shpërthyer një granatë në dorë e për pasojë ka mbetur i gjymtuar.

Policia bën me dije se i riu me iniciale E.Ç., po luante në afërsi të ish-repartit ushtarake, në momentin kur i ka shpërthyer aksidentalisht një granatë, e për pasojë ka gjymtuar dorën.

Njoftimi i plotë i Policisë:
Më datë 01.04.2019, jemi njoftuar se në fshatin Leshnicë, shtetasi E.Ç, rreth 16 vjeç, duke luajtur në afërsi të ish-Repartit Ushtarak, aksidentalisht i ka shpërthyer një granatë dhe për pasojë ka pësuar gjymtim të dorës.

Shtetasi E.Ç, u dërgua në Spitalin e Pogradecit ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.