Fjalë Kyçe

17 fëmijë u infektuan me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

17 fëmijë u infektuan me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Në mesin e 888 rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, janë edhe 17 fëmijë të moshës 0 deri në nëntë vjeç.

Gjatë kësaj periudhe me këtë virus janë infektuar edhe 117 persona të moshës 10 deri në 19 vjet, përcjell Klankosova.tv.

Ndërkaq, rastet të reja që i përkasin moshës mbi 80 vjeçare, gjatë 24 orëve të fundit janë gjithsej pesë.