Fjalë Kyçe

17 pacientë me koronavirus ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore

17 pacientë me koronavirus ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore

Rreth 400 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet në Kosovë, 17 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 380 pacientë janë të shtrirë sot në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, raporton Gazeta Express.

Sipas SHSKUK-së, 316 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19. 17 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa 178 janë me oksigjenoterapi.

Njoftimi i SHSKUK-së: 16 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

380 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, 316 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 278 me oksigjeno-terapi, 17 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK, 149 pacientë të shtrirë, 112 prej tyre Covid-19 pozitivë, 120 me oksigjeno-terapi: Klinika Infektive 104 pacientë, Klinika e Pulmologjisë 38 pacientë. Klinika e Pediatrisë 1 pacient, Klinika e Gjinekologjisë 6 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 231 pacientë, 204 prej tyre Covid-19 pozitivë, 158 me oksigjeno-terapi.

Spitali i Prizrenit 47 pacientë, Spitali i Gjakovës 60 pacientë, Spitali i Pejës 36 pacientë, Spitali i Gjilanit 54 pacientë, Spitali i Mitrovicës 9 pacientë, Spitali i Vushtrrisë 7 pacientë, Spitali i Ferizajt 18 pacientë.