Fjalë Kyçe

17 të arrestuarit dje për fajde dalin para trupit gjykues

17 të arrestuarit dje për fajde dalin para trupit gjykues

16 të arrestuarit për fajde kanë dalë para Gjykatës Themelore në Pejë.

Ndryshe policia ka njoftuar se aksioni u zhvillua në 21 lokacione.

Nga ky operacion në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 12 armë zjarri, 544 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 45 mijë e 700 euro para Cash, 15 telefona celularë, 10 automjete dhe dokumente të ndryshme.

Gjithashtu me urdhëresë të prokurorisë është bërë ngrirja e përkohshme e 102 parcelave të tokës përfshi tokë bujqësore, objekte afarizmi dhe banimi.

Me vendim të prokurorit të gjithë personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq prokurorja e rastit Sahide Gashi. njoftoi se është ngrirë pasuri që tejkalojnë shumën 5 milionë euro.

Klan Kosova  sjell pamje nga momenti i sjelles në gjykatë.