Fjalë Kyçe

176 qytetarë kanë marrë vaksinën anti-COVID në Viti

176 qytetarë kanë marrë vaksinën anti-COVID në Viti

Me vaksinën anti-COVID deri më tani janë vaksinuar 176 qytetarë në komunën e Vitisë, ka njoftuar drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Vjollca Kadolli.

Sipas Kadollit, sot ka filluar procesi i vaksinimit për personat e moshës 80-84 vjeç.

“Edhe sot po vazhdon vaksinimi i qytetarëve vitias në QKMF-në në Viti me vaksinën anti-COVID. Deri më sot janë vaksinuar 176 qytetarë. Sot ka filluar vaksinim i qytetarëve të moshës 80-84 vjeç. Ftojmë të gjithë qytetarët e kësaj grup moshe, qoftë ata që janë regjistruar, apo që nuk janë lajmëruar deri më sot, të vijnë të vaksinohen”, ka njoftuar ajo.