Fjalë Kyçe

18 punëtorë kosovarë që udhëtuan me një autobus, dalin pozitiv me COVID-19 në Austri

18 punëtorë kosovarë që udhëtuan me një autobus, dalin pozitiv me COVID-19 në Austri

Më shumë se gjysma e punëtorëve kosovarë të cilët gjendeshin në një autobus në Austrinë Veriore janë testuar pozitiv për koronavirus.

Mediat raportojnë se një autobus me 34 punëtorë nga Kosova ka arritur më 3 prill në Austrinë Veriore.

Nga testimi që është bërë 18 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Të njëjtit, siç raportojnë mediat atje, janë shpërndarë në pesë distrikte, duke bërë kështu edhe shpërndarjen e virusit.

Mediat austriake raportojnë se ky problem është tash e disa kohë prezent në Austri. Ata drejtojnë gishtin tek punëtorët nga Kosova dhe Rumania, të cilët sipas tyre po bëjnë shpërndarjen e COVID-19