Fjalë Kyçe

18 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

18 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

18 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë nga 2.325 testime.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Njoftohet gjithashtu se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.595 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 69.686 doza të vaksinës.

Ministria ka njoftuar se sot janë shëruar 239 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.382.

Në total numri i rasteve aktive është 1.822.