Fjalë Kyçe

18 vjeçarja nga Ferizaj që kohën e lirë nuk e kalon kafeneve por mes librave, ka 350 tituj

18 vjeçarja nga Ferizaj që kohën e lirë nuk e kalon kafeneve por mes librave, ka 350 tituj

Mënyra e jetës së saj dallon shumë nga e bashkëmoshatarëve. Kohën më të madhe të ditës e kalon brenda mureve të kësaj dhome, derisa miqtë e saj më të dashur janë librat nga të cilët rrethohet.

Është kjo Tanusha, e cila edhe pse vetëm 18 vjeçare, kohën e lirë që ka e kalon në një mënyrë shumë të veçantë.

Biblioteka e saj numëron rreth 350 tituj të ndryshëm, ndërsa me ndihmën e prindërve dhe motrave, ajo ka arritur të siguroj edhe libra të cilët i takojnë viteve të 70-ta dhe 80-ta

Gjithashtu, duke lexuar një numër të madh të librave, Tanushës i është holluar edhe shija, dhe preferencat e saj janë shumë specifike.

Mungesa e një hapësire adekuate në shtëpinë e saj për më shumë tituj të rinj, e ka shtyrë Tanushën në një ide mjaft interesante.

Kjo ide, sipas saj, do ti ndihmoj të krijoj lidhje të reja me lexues, të ketë një qasje të drejtpërdrejtë me ta, si dhe do të ndihmoj adhuruesit e librit që këta tituj ti kenë me një çmim sa më ekonomik.

Ajo po ashtu shtoi se kënaqësia e shfletimit të faqeve të një libri të vjetër natyrisht se nuk mund të krahasohet me leximin e tij në mënyrë elektronike.