Fjalë Kyçe

18 vjeçarja shqiptare lë pa fjalë Italinë me zërin e saj të mrekullueshëm

18 vjeçarja shqiptare lë pa fjalë Italinë me zërin e saj të mrekullueshëm

Një 18 vjeçare shqiptare, e quajtur Vanesa Krasniqi, ka lënë pa fjalë jurinë e “Italia’s got talent”. Ajo ka performuar këngën “Shallow” nga Lady Gaga në versionin “Chipmunk”.

Fillimisht performanca e saj është pritur me të qeshura nga publiku dhe juria, për shkak të zërit të çuditshëm por më pas të gjithë e kanë duartrokitur dhe përgëzuar.

Gjatë performancës Vanesën e kanë mbërthyer emocionet dhe për ta ndihmuar dhe motivuar njëri ndër anëtarët e jurisë, Frank Matano, me të cilin ajo dhe ka kënduar, e ka përqafuar.

Vanesa frekuenton Universitetin e Arteve dhe muzika është pasioni i saj. Ajo bën covera të këngëve të ndryshme dhe më pas i publikon në Youtube. Përpos zërit, 18 vjeçarja bie në sy për stilin e saj të veçantë me flokët e saj ngjyrë rozë.