Fjalë Kyçe

19 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

19 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 19 persona të infektuar me koronavirus, nga gjithsej 2733 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë i vdekur nga COVID-19, ndërsa janë shëruar 177 qytetarë, duke çuar numrin e të shëruarve në 103.143.

Numri total i rasteve aktive është 2.043, ndërsa i të vdekurve 2.243. MSH-ja ka njoftuar se numri i personave të vaksinuar deri më tani është 67.094, derisa brenda 24 orëve janë vaksinuar 2.318.