Fjalë Kyçe

Barcelona ja mësynë Christensen-it

Barcelona ja mësynë Christensen-it

Klubi spanjoll, Barcelona ka kthyer sytë kah mbrojtësi i Chelseas, Andreas Christensen.

“Sport” të shtunën shkruan se  ‘Blaugranat’ dëshirojnë ta blejnë mbrojtësin e Chelseas.

Gjigantët katalanas janë duke kërkuar pasuesin e Samuel Umtiti, i cili duket se ka vendosur të nis një eksperiencë të re në futbollin evropian.

Siç raportohet nga mediet iberike, tashmë krerët e Barcelonës janë duke përgatitur ofertën në adresë të Chelseas për Christensen, të cilin skuadra spanjolle synon ta blejë në muajin janar.