Fjalë Kyçe

2 Korriku përsëri kampion në Superligën e Kadetëve

2 Korriku përsëri kampion në Superligën e Kadetëve

Skuadra e 2 Korrikut në kategorinë e kadetëve është shpallur kampion për edicionin 2018/19, shkruan GazetaAlo.

Ishte ky një stinor fantastik i djelmoshave të 2 Korrikut tè cilët shènuan plotë 20 fitore, një barazim dhe vetëm një humbje.

Për këtë sukses të jashtëzakonshëm ka njoftuar faqja e 2 Korrikut në rrjetet sociale.

2 Korriku përsëri kampion në Superligën e Kadetëve

Verdheblutë sot edhe zyrtarisht janë shpallur kampion në Superligën e Kadetëve pas një edicioni fantastik duke arritur 20 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje.

Njomakët e 2 Korrikut gjatë tërë edicionit ishin më të mirë se kundërshtarët dhe me plot meritë në fund të kampionatit u kurorëzuan me titullin kampion.

Për skuadrën verdheblu ky është viti i dytë me radhë që shpallen kampion në Superligën e Kadetëve.