Sot janë zhvilluar ndeshjet finale në Regjionin e Prishtinës, ku 2 Korriku është shpallur kampion me grupmoshën U15, pasi kanë mposhtur Kurdën, kurse një vend në Play-Off e kanë siguruar edhe grupmosha U13 e verdhebluve, pasi në finale kanë mposhtur Kurdën me rezultat të thellë, 5:0.
Ditëve në vijim pritet të fillojnë garat e Play-Off në nivel të Kosovës, ku shpresojmë se verdheblutë do të vazhdojnë me paraqitje të mira dhe të korrin sa më shumë suksese.
U13 • Finale për tu kualifikuar në Play-Off:
2 Korriku – Kurda 5:0
U15 • Finale për kampion të Regjionit të Prishtinës:
2 Korriku – Kurda 0:0 /5:4 pas penalltive. /Gazeta Alo.