Fjalë Kyçe

2 të infektuara me coronavirus kishin punuar në marketin EMONA

2 të infektuara me coronavirus kishin punuar në marketin EMONA

Vushtrria regjistron 7 raste me coronavisur, e i fundit u konfirmuar mbrëmë. Mirëpo, dy prej të infektuarve, kishin punuar në një market në Vushtrri edhe gjatë kohës sa ishin të infektuar.

Ka qenë kryetari i Komunës së Vushtrrisë që e konfirmoi këtë gjë, duke thënë se edhe punëtorët e tjerë të atij marketi tani janë futur në izolim, shkruan Reporteri.net.

“Të gjitha kontaktet e personave të prekur janë udhëzuar në vet izolim. Punëtorët e marketit ku kanë punuar 2 të prekura po ashtu janë udhëzuar në vet izolim”, ka thënë Tahiri.

Reporteri.net ka mësuar se marketi në të cilin kishin punuar ata dy persona, është Emona Center.

Ndërkohë, ai ka bërë thirrje që qytetarët e këtij qyteti të respektojnë masat pasi, sipas tij, këto ditë në vijim janë vendimtare për të ndalur përhapjen.

“Janë 7 raste me Covid-19 në Komunën e Vushtrrisë, i fundit u konfirmua mbrëmë. Ditët në vijim janë vendimtare për të ndalë përhapjen e këtij armiku të padukshëm në qytetin tone”, ka shtuar ai.

Sidoqoftë, numri më i madh i të prekurve në Vushtrri janë nga fshati Studime, ku një familje e tërë ka rezultuar positive pas analizave për coronavirus.

Ndryshe, Kosova deri tani ka 112 të infektuar me virusin Covid 19, prej të cilëve një ka humbur jetën dhe 6 janë shëruar.