Fjalë Kyçe

20 raste me COVID-19 sot në Kosovë

20 raste me COVID-19 sot në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 20 raste të reja me coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 6.411 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.489.678 doza të vaksinës. Deri më sot 659.593 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.467 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.

MSH po ashtu njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Më tej, në njoftim thuhet se sot janë shëruar 158 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.756. Në total numri i rasteve aktive është 786.