Fjalë Kyçe

21 vjeçari nga Juniku po lufton me jetë, preket nga ethet e minjve

21 vjeçari nga Juniku po lufton me jetë, preket nga ethet e minjve

21 vjeçari nga Juniku preket nga epidemia e etheve të minjve, gjë që po rrezikon edhe jetën e tij.

Epidemia e etheve të minjve po shpërndahet me një intensitet të shtuar në Kosovë. Madje, nga këto ethe është prekur edhe një i ri nga Juniku, i cili po lufton për jetën.

Brenda Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po lufton me jetën një 21-vjeçar.

Ai është prekur nga ethet e minjve.

Kjo sëmundje që ka kapur të riun nga Juniku vjen nga brejtësit, pra çdo kontakt i minjve me ushqimin qe konsumon njeriu e bart këtë virus.

Se ky virus ka filluar të përhapet në Kosovë, alarmojnë edhe Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, raporton T7.

Nga ky institucion thonë se qytetarët duhet të shtojnë kujdesin në mënyrë që të shmangin këtë epidemi.

Ndërkohë, përveç frutave të malit virusi mund të bartet edhe përmes produkteve të bulmetit.

Por, qytetarët pohojnë se kanë kujdes të shtuar në përzgjedhjeve e produkteve që marrin dhe në pastrimin e tyre.

Kryesisht rajoni i Dukagjinit, Karadakut dhe Shalës janë të prekura nga rreziku i kësaj epidemie.