Fjalë Kyçe

21 vjeçari: Pijet energjike më kanë “shkatërruar jetën”

21 vjeçari: Pijet energjike më kanë “shkatërruar jetën”

21 vjeçari Vinie Pyner nga Anglia, pretendon se pijet energjike ia kanë ndryshuar tërësisht të ardhmen e tij dhe jo për të mirë.

Ai ka përjetuar kalbje ekstreme të dhëmbëve dhe mendohet që këtë e ka marr nga pirja e tepërt e pijeve energjike e konkretisht të asaj “Monster Energy”. Ai ka filluar të pijë këtë pije që nga vitit 2017, sepse eka ndihmuar atë të qëndorj të kembë dhe vigjilent për të studiuar, raporton “The hearty Soul”.

Fatkeqësisht, ai u bë shumë i varur nga ajo pije. Nga 6 kanaçe në ditë në rreth 45 kanaçe ne javë, jeta e tij ishte e rrethuar vetëm nga pijet energjike, transmeton lajmi.net.

7 muaj më vonë, ai arriti që të heq dorë, por dëmi tashmë veç ishte bërë. Vinnie dëshiron që të ngrit vetëdijen tek të tjerët, duke  mos konsumuar këto pije. Ajo që i ka ndodhur atij, duhet të mos i ndodh askujt tjetër.

Në disa intervista ai tregoi që ka pirë shumë “Monster Energy” sa që dhëmbët e tij filluan të kenë dhembje sa herë që hante ushqim.

Tashmë ai ka filluar kontrollet për dhëmbe dhe riparimin e tyre, por ai është duke u munduar të i paralajmëroj të tjerët që të heqin dorë dhe të mos konsumojnë shumë nga kjo pije.