Fjalë Kyçe

22 vjeçari që humbi jetën sot, ishte lënduar duke pastruar rezervuarët e naftës

22 vjeçari që humbi jetën sot, ishte lënduar duke pastruar rezervuarët e naftës

I riu nga Mushtishti i Suharekës Krenar Jemini ka humbur jetën sot në një pompë derivatesh rrugës për në qytetin e Lipjanit. Kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka, ka dhënë detaje lidhur me rastin. Ai tha se i riu ka humbur jetën gjatë pastrimit të rezervuarëve të naftës, konkretisht makina e ka kapur dorën e tij duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse

Rasti i humbjes së jetës i 22-vjeçarit po cilësohet si “e dyshimtë” nga organet e hetuesisë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, tha se i riu jetën e ka humbur gjatë pastrimit të rezervuarëve të naftës.

“Pompa e derivateve ku ka punuar i riu ndodhet në drejtim të Lipjanit, një djalë mbi 20 vjeç ka qenë duke i pastruar kazanët e karburanteve, e ka kap makina për dore dhe e ka mbyt”, tha Beka, të dielën për Gazetën Express.

Trupi i pajetë është dërguar për autopsi, shtoi ai.

Humbjen e tij e ka konfirmuar edhe policia rajonale e Prishtinës, duke theksuar se Krenar Jemini humbi jetën në vendin e tij të punës.

“Rreth orës 11:00 ne Stacionin Policor në Graçanice është hapur një rast për një vdekje te dyshimte. Sipas raporteve te para Rasti ka ndodhe ne nje kompani private ku ne rrethana akoma te pasqaruar një person mashkull 1997 ka humbur jetën ne vendin e tij te punës. Me rast po merren njësitet perkatese”, tha policia.

Ndryshe, në vitin që lamë pas, në vendin e punës në rrethana të njëjta, pasiguria në punë, humbën jetë 23 punëtorë. Nga ky numër, sipas Inspektoratit të Punës, 12 ishin punëtorë të ndërtimtarisë.