Lamonte McIntyre është një ndër njerëzit me fatin më të keq në botë. Kur ishte vetëm 17 vjeç ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjet e Donald Ewing dhe Doniel Quinn në 1994, krime të cilat nuk i kishte kryer kurrë.
Ai kaloi 23 vjet në burg për një vrasje të dyfishtë dhe sot i janë dhënë 1.5 milione dollarë shpërblim për vuajtjen e një dënimi të padrejtë. Gjykata e Qarkut Wyandotte rishikoi çështjen e tij në tetor të vitit 2017.
Lamonte ishte 4o vjeç në kohën e lirimit të tij, pasi kishte kaluar më shumë se gjysmën e jetës pas hekurave. Në vitin 2019, Lamonte ngriti një padi kundër shtetit të Kansas nën statutin e dënimit të gabuar, një ligj i cili ishte miratuar një vit më parë.
Ky statut lejon ata që janë dënuar dhe burgosur padrejtësisht për të kërkuar shpërblime monetare nga shteti. Lamonte dha dëshminë në mbështetje të kësaj mase përpara një komiteti shtetëror të Senatit në vitin 2018.
Në përfundim të gjithçkaje, McIntyre mori, 1,553,379,45 dollarë, iu ofrua këshillim, një Çertifikatë Pafajësie dhe leje për të marrë pjesë në një program shtetëror të përfitimeve të kujdesit shëndetësor për vitet 2020 dhe 2021.
Lamonte gjithashtu përfitoi edhe tarifa të lehtësuara për shkollimin dhe frekuentimin e një institucion arsimor.