Fjalë Kyçe

24-vjeçarja vdes nga Covid-19/ Motra i dedikon fjalët prekëse: Do të ta rris vajzën me ëndrrat që ty nuk t’u realizuan kurrë!

24-vjeçarja vdes nga Covid-19/ Motra i dedikon fjalët prekëse: Do të ta rris vajzën me ëndrrat që ty nuk t’u realizuan kurrë!

24-vjeçarja Xheni Kaba, e cila u dërgua në Turqi për trajtim të specializuar ndaj Covid-19 menjëherë pasi lindi fëmijën, ka ndërruar jetë ditën e sotme. Motra e të resë përmes një statusi në “Instagram” shpreh humbjen e thellë të familjes. 24-vjeçarja lindi fëmijën e saj në mënyrë të parakohshme për shkak të gjendje së saj të rënduar.

“O shpirti i o xhen pse motra pse ike kshu , si do jetoj une pa ty o drita ime o shpirt i shpirt tim ti ishe nje lule e pa celur akoma po se zoti ve dore te njerzit e mire o zot pse , o sa gjer ka per te te then o xha i motres gjera e tua te mira nuk ka funed po zoti nuk te la me te donte afre vetes qe te jesh nje lule e bukur ne parajsë. Shpirti ime prehu ne paqe mos ki merak per gocen se do ta rris motra sic ti kishe endrra qe nuk tu ralizuan kurre .Sa mall kam per ty o drita ime”, ka shkruar motra e 24-vjeçares./M.M-dritare.net