Fjalë Kyçe

24 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Kurti: Zhdukjet me forcë gjatë luftës ishin projekt i Serbisë, s’do të rreshtim së kërkuari drejtësi

24 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Kurti: Zhdukjet me forcë gjatë luftës ishin projekt i Serbisë, s’do të rreshtim së kërkuari drejtësi

Sot janë bërë 24 vjet nga zhdukja e veprimtarit Ukshin Hoti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se zhdukja e Hotit është krim i pazbardhur i Serbisë.

Kurti ka shtuar se me deklaratën pёr personat e zhdukur të miratuar më 2 Maj, Serbia pas 24 vitesh ka pranuar krimin e zhdukjes me forcë gjatë luftës. Me këtë, kryeministri thotë se Serbia ka hyrë në një marrëveshje ndërkombëtare me Republikën e Kosovës përmes së cilës ka pranuar obligimin ndërkombëtar që të jep çdo informacion, përfshirë ato të inteligjencës dhe ato ushtarake, të cilave pushteti atje u kishte dhënë status të klasifikuar për t’i ikur përgjegjësisë ndërkombëtare përmes fshehjes së dëshmive, për t’i dhënë përgjigje fatit të personave të zhdukur me forcë në luftën e fundit në Kosovë.

Kurti shton se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do të resht së kërkuari të vërtetën dhe drejtësinë për të zhdukurit gjatë luftës dhe të gjitha krimet e kryera nga Serbia.

“Zhdukja e tij është është krim i pazbardhur i Serbisë. Zhdukjet me forcë gjatë luftës në Kosovë ishin pjesë e projektit serb “Patkoi” për shfarosjen e shqiptarëve. Me deklaratën pёr personat e zhdukur, Serbia pas 24 vitesh ka pranuar krimin e zhdukjes me forcë gjatë luftës. Serbia ka hyrë në një marrëveshje ndërkombëtare me Republikën e Kosovës përmes së cilës ka pranuar obligimin ndërkombëtar që të jep çdo informacion, përfshirë ato të inteligjencës dhe ato ushtarake, të cilave pushteti atje u kishte dhënë status të klasifikuar për t’i ikur përgjegjësisë ndërkombëtare përmes fshehjes së dëshmive, për t’i dhënë përgjigje fatit të personave të zhdukur me forcë në luftën e fundit në Kosovë.
Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do të resht së kërkuari të vërtetën dhe drejtësinë për të zhdukurit gjatë luftës dhe të gjitha krimet e kryera nga Serbia.
Sot e gjithmonë, e kujtojmë profesorin e së drejtës ndërkombëtare, Ukshin Hoti. Mbetet i paharruar për përkushtimin e pashembullt, thellësinë e mendimit dhe madhështinë e thjeshtësisë së tij.
Me mungesën e madhe për të, nderojmë jetën dhe veprën e Ukshin Hotit”, ka shkruar Kurti.