Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se 13 persona me koronavirus kanë vdekur dhe gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 245 raste të reja me këtë virus, që shkakton sëmundjen COVID-19.
Rastet e reja me koronavirus, dalin pas testimit të 468 mostrave.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë arrin në 249, ndërkaq një ditë më parë kjo shifër ishte 236.
Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë janë shëruar edhe 133 pacientë duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 4,863. Raste aktive ndërkaq janë 3,687.
Më së shumti raste ka nga Prishtina, 71 sosh, pasuar nga Podujeva 24, Gjilani 18 e Gjakova 15. Mitrovica e Peja i kanë regjistruar nga 14 raste, Ferizaj 11 raste.
Fushë Kosova tetë raste, Klina shtatë, Istogu gjashtë, Deçani, Dragashi, Lipjani e Vitia nga pesë, Drenasi, Skenderaj, Suhareka nga tri raste, Malisheva, Obiliqi e Shtimja nga dy raste, ndërsa nga një në Graçanicë e Kaçanik.